E mori Covid-19 në QSUT, humb jetën i infektuari i parë nga Gjirokastra, po transferohej për në shtëpi

I prekuri i parë me COVID-19 nga Gjirokastra, ka humbur jetën gjatë transportit për në shtëpi.

Gazetari Orges Sako tha për “ABC News” se 68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti. Sakaq viktima është infektuar me koronavirus.

Ndërkohë viktima në muajin qershor u konstatua me COVID-19, dhe më pas u transferua në spitalin Infektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme 68-vjeçari ka lënë spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër, në afërsi të Lushnjes, ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?