E ndalon polici, deputetja e PD-së: Shko mblidh hashashin(VIDEO)

Në një postim të mëparshëm bëmë me dije se ndaj deputetes së PD-­së, Albina Deda, policia e ka “bllokuar”. Vetë Deda ka postuar një video në “Facebook”, ku tregon momentet e ndalimit të saj nga ana e Policisë Rrugore në Lezhë.

Në video dëgjohet biseda me efektivin e Policisë Rrugore. Ajo ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj dhe fëmijën në automjet.

Videoja nuk e shfaq të gjithë bisedën, por dëgjohet momenti kur deputetja i kthehet policit rrugor: “Shko e mblidh hashashin, kaq po të them”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, më herët ajo dhe bashkëshorti i kanë thënë policit se ndalimi i tyre ishte një turp.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?