E ndoqën këmba-këmbës, shqiptari përfundon pas hekurave në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi mbante me vete një armë pa leje.
Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale, H.M, u përpoq t’i arratisej policisë.
Ai u kap pas një ndjekjeje të shkurtë në këmbë, në një fshat pranë Altamuras.
Gjatë kontrollit trupor, 24 vjeçarit iu gjet një armë tip ‘Beretta 7.65’ dhe një sasi e vogël kanabisi.
Për momentin shqiptari ndodhet në burgun e Materas dhe po pret datën për të dalë përpara drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

