E ngeli në provim, adoleshenti godet zyshën. Arrestohet
Një 17 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur mësuesen e një shkolle. Ngjarja është shënuar dje, 2 shtator 2016 në Elbasan.
“Dyshohet të ketë goditur mësuesen e një shkolle, shtetasen K.M, 35 vjeçe, banuese në Elbasan” informon policia e Elbasanit.
Ky është informacioni zyrtar ndërsa burime të sigurta pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se zanafilla është një provim që 17 vjeçari P.XH edhe ai banues në Elbasan nuk e ka marrë.
Adoleshenti ka ndaluar në rrugë zyshën duke i kërkur llogari për ngeljen në provim dhe mësohet se e ka goditur me shpullë.
Vetë mësuesja ka bërë denoncimin në polici
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

