E njohu në Instagram e më pas e përndiqte, vajza e paditi. Ja si ndodhi ngjarja

Zbardhet ngjarja e përndjekjes së një vajze nga një bashkëmoshatar i saj, të cilin e kishte njohur në Instagram. Pas takimit të parë gjithçka ka shkuar keq dhe ka përfunduar me arrestimin e djalit nga lagjja Kombinat në Tiranë.

Ja historia e përndjekjes:

Një vajzë 25-vjeçare nga Tirana paditi një të ri, të cilin e kishte njohur në rrjetin social Instagram i cili e përndiqte. Gjithçka nisi pasi vajza kishte folur dy muaj më parë me një 27-vjeçar me inicialet I.P.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë janë takuar në një kafe dhe në fund, 27-vjeçari e ka përcjellë vajzën me makinë në shtëpinë e saj. Atë ditë djali i ka rishkruajtur sërish vajzës në Instagram por ajo i bëri me dije se nuk dëshironte të kishin më kontakte me njëri-tjetrin pasi nuk i pëlqeu si person. Ai vazhdonte të këmbëngulte që të vazhdonin të njiheshin, kështu që e hoqi nga miqtë e saj në rrjetin social Instagram dhe e bllokoi, me qëllim që të mos i shkruante më, pasi nuk ndalonte. Në këtë moment dyshohet se ku shtetas ka hapur profile në rrjetin social Instagram me emrin dhe fotot e kallëzueses dhe i ka shkruar vazhdimisht. Vajza i tregoi policisë se i ka kërkuar të mos e shqetësojë më, por ai ka vazhduar duke i shkruajtur dhe kërcënime, dhe gjithashtu duke i shkruar me ato profile false edhe kolegëve të vajzës, si dhe shoqeve të saj çdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej disa ditësh jeton në stres, pasi ky person, sipas vajzës i jep përshtypjen se është i paparashikueshëm dhe nuk di të ndalojë. Shton se në të gjitha profilet që ka hapur, dhe vazhdon të hapë, ka edhe ofendime për imazhin dhe familjes e saj. Disa nga adresat e profileve që dyshohet se ka hapur 27-vjeçari përmbajnë fotot e vajzës dhe janë gjithsej 13.

Vajza i ka treguar policisë se edhe pas kallëzimit që i ka bërë ka marrë kërcënime. Ai vijonte t’i telefononte edhe kolegëve të saj në punë duke i kërkuar që të fliste dhe e ka ndjekur atë duke u rregjistruar në të njëjtën palestër në zonën e Komunës së Parisit. Sipas policisë në këtë mënyrë ai ka kryer krimin e përndjekjes.

Për të gjitha këto arsye është kërkuar që ndaj 27-vjeçarit nga kombinati, të merret masa e arrestit me burg për krimet e përndjekjes dhe falsifikimit kompjuterik.TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?