“E padëgjuar t’i ndalohet komunikimi me publikun”, Boçi për kërkesën e SPAK ndaj Berishës: Hetim politik

SPAK kërkon “arrest shtëpie” dhe që Sali Berisha të ketë komunikim vetëm me njerëzit që bashkëjeton në banesë. Ish-deputeti Luçiano Boçi, thotë se në hetimin e Berishës, ka shumë absurditet dhe konflikt interesi.

Ai theksoi edhe një herë se një nga gjyqtaret e çështjes, Irena Gjoka, është në konflikt interesi, pasi shumë vite më parë është shkarkuar nga detyra pikërisht nga Sali Berisha.

“Unë nuk kam dëgjuar ndonjë herë masë arrest shtëpie me mbikëqyrja dhe ndërprerje e komunikimit me publikun. Kjo e drejtë është e drejtë thellësisht dhe njerëzore, aq më tepër kur i atashohet një njeriu me fuqi politike. Ka shumë mospërputhje ligjore”, tha Boçi.

SHKARKO APP