“E panegociueshme”, studentët: Kërkesa jonë e 10-të, të shkarkohet Administratori militant

Studentët e Fakultetit Juridik në Tiranë në një deklaratë të bërë për mediat shprehen se ata nuk do të tërhiqen nga ngujimi në ambientet universitare. Ata kanë dënuar ashpër futjen e policisë në shkolla, duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për këtë veprim.

Studentët bashkërisht kanë vendosur që të shtojnë dhe një pikë të dhjetë në kërkesat e tyre, që është shkarkimi i administratorit Skerdi Dafa, i cili kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë në Univeristete. Studentët thanë se kjo kërkesë e tyre është e parevokueshme.

“Kërkojmë shkarkimin e administratorit që kërkoi futjen e policisë në Universitete, ky është një kusht i panegociueshëm”, u shprehën studentët e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Dafa ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bordet e Administrimit janë akuzuar dhe më herët si të kapura nga qeveria, ç’ka bën që Universitetet mos të kenë autonominë reale dhe të shumëkërkuara.

Në foto me bluzë ngjyrë jeshile është Skerdi Dafa, Administrator i Universitetit të Tiranës, i cili sipas studentëve, ka dorëzuar dje në Policinë e Shtetit shkresën me firmën e tij, ku i kërkon Policisë të ndërhyjë në fakultete, pasi sipas tij, situata është e rëndë.

Siç shikohet, z. Dafa është titullar i një institucioni të depolizituar, siç janë Universitetet Publike, i cili merr pjese në aktivitete të Partisë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?