E parkuar pranë portit të Durrësit, merr flakë papritur makina

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Durrës.

Makina që mori flakë në afërsi të portit të qytetit bregdetar është një Ford Fokus.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?