“E pashë të vdekur”, Rama në familjen e Xhesikës, që humbi jetën nga tërmeti. Motra shpërthen në lot: Nuk më lejuan ta…
Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan sot familjen Biqaku, e cila banonte në Kombinat, ndërsa në tërmetin e nëntorit ajo humbi vajzën e saj të madhe, Xhesikën. Kjo familje duket se po e përjeton shumë rëndë humbjen e vajzës së tyre. Të veshur me të zeza dhe me sytë me lot nëna dhe e motra treguan boshllëkun që la pas Xhesika Biqaku.
Ajo për fat të keq ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e saj e rënduar nuk i plotësonte kushtet për ta transportuar për kurim të specialziuar jashtë vendit. Shefi i qeverisë i premtoi familjes së do të këtë kujdes të veçantë dhe nuk do të ndihet vetëm pas kësaj ngjarje tragjike, e cila tronditi çdo zemër shqiptari.
Pjesë nga biseda:
Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta çonim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë opesimistë se ishte shumë rëndë..
E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.
Nëna: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.
Rama: Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.
Erion Veliaj: Sabina ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transderojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe kemben te demtuar, kur te duash te nisesh, ose ne janar ose ne tetorin tjeter.
Nëna: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër.