E përdhunoi vajzën 15- vjeçare në pyll, babai mostër mohon incestin

Inçest. Ishte kjo fjala që shoqëroi lajmin tronditës, ku në një zonë të thellë të Dibrës, një vajzë ra pre e një përdhunimi. Abuzuesi është babai i saj, Guri Përgjegji, i cili dhunoi të bijën në pyll dhe më pas u arratis. Policia në njoftimin për shtyp, ka bërë me dije se në pranga ka ranë pas 12 orësh kërkimesh, autorin të përdhunimit të së bijës, në një banesë të braktisur. Ngjarja ndodhi të enjten në mesditë, në fshatin Kukaj të njësisë administrative të Kastriotit në Dibër. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar jo shumë larg fshatit, ku familja banonte. Ka qenë xhaxhai i vajzës, i cili ka gjetur mbesën në gjendje të rënduar psikologjike dhe më pas ka njoftuar njerkën e vajzës e më pas policinë. Nëna e të miturës 15- vjeçare, sipas policisë nuk jetonte prej disa vitesh ndërsa e dëmtuara jetonte me babain, njerkën dhe vëllain. Blutë e Dibrës me të mbërritur në zonë, pasi kanë një deklarim verbal vajzës, kanë nisur kërkimin e babait të saj Guri Përgjegjit. Vajza është rrëfyer në shoqërinë e Psikologut, se babai i saj e kishte dhunuar fizikisht duke e dërguar në një zonë të pyllëzuar ku e kishte përdhunuar. Ky i fundit sipas policisë ishte arratisur dhe ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar jo larg fshatit. Pas ekzaminimit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, u konfirmua se ajo ishte përdhunuar. Ndërkaq pas 12 orë kërkimesh të 46-vjeçarit Përgjegji, ai është arrestuar mëngjesin e së premtes, në një banesë të braktisur në fshatin Kukaj të njësisë administrative të Kastriotit në Dibër. Ndaj Përgjegjit, policia ka ngritur akuzën e “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, ndërsa i arrestuari është izoluar në një nga qelitë e komisariatit të Policisë së Dibrës deri në dhënien e masës së sigurisë ndaj tij nga Gjykata e Dibrës. Banorët e zonës tregojnë se vajza ishte prej disa ditësh në depresion. Në fshatin ku ndodhi ngjarja tronditëse jetojnë vetëm 10 familje.

Ngjarja

“Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar, shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”. Vajza shoqërohet në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje dhe ka treguar gjithë ngjarjen. Menjëherë pas deklaratës së vajzës së mitur, efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin e territorit. Të ndihmuar dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit të së premtes, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit pas 12 orësh ndjekje nga Policia. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit dhe më pas do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuza

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza që rëndon mbi Guri Përgjegji, 46  vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastriot, Dibër, është  për veprën penale “Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni  106 i Kodit  Penal.

Provat

Për të vërtetuar akuzën e vajzës 15 -vjeçare, ajo menjëherë pas marrjes në pyetje në Komisariatin e Dibrës, është dërguar për në Tiranë. Nga ku, sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, është konfirmuar kryerja e kësaj vepre penale.

Babai nuk pranon krimin

Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka bashkëpunuan me njëra tjetrën për ta burgosur atë. Prokuroria e rrethit Dibër është në pritje të ekspertizës mjekoligjore për të faktuar krimin e kryer nga Guri Përgjegji

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?