E përdhunuan në burg? Del raporti mjekësor për 19-vjeçarin

Mjekët grekë deklarojnë se shqiptari Aleksandër Lucaj nuk është përdhunuar në qeli. Mediat greke raportojnë se spitali ”Evangelismos” në Athinë ka dalë me një deklaratë ku thotë se pas analizave që iu kryen 20-vjeçarit, nuk ka shenja përdhunimi. Aleksandër Lucaj, i cili u dhunua në qeli, hodhi dyshime ditën e djeshme duke thënë se mendonte të ishte abuzuar nga të burgosurit.

Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ata i bërtisnin përse vrau studenten 21-vjeçare, ndërsa Aleksandë Luca u përgjigjej duke u thënë se e bëri shoku i tij grek. 20-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas në një burg tjetër, që është mbajtur sekret për shkak të sigurisë së tij. Në dëshminë e tij ai tha se kishte dëgjuar të burgosurit teksa thonin që t’i hiqnin rrobat.

”Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai ditën e djeshme. Mirëpo, spitali thotë se nuk ka shenja të përdhunimit ndaj 20-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria greke ka nisur hetim disiplonor për gardianët dhe hetim penal për të burgosurit që ushtruan dhunë. Po hetohet gjithashtu si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greqia zyrtare: Hetim disiplinor dhe penal

Ministria e Drejtësisë në Greqi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj 19-vjeçarit shqiptar. Në reagimin zyrtar, ministria e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa pohon se ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës. “I paraburgosuri A.L. 19-vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, ai u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll.

Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë. Mësohet se Luca do të transferohet në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij.

Vrasja e studentes greke

Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit. Mjekët konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre. Koukouras ka thënë në dëshmi se Lucaj e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se: “Seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij”, raportuan mediat greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?