E përndoqi prej muajsh 20 vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi përndiqte prej muajsh një vajzë të re. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Ardit Cizmi, banues në Sukth i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit një 20-vjeçare nga i njëjti fshat.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin.

Mësohet se e reja me inicialet E.G. ka deklaruar në polici se Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore e ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular .

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?