E plagosën me armë, e shkuara e errët e shënjestrës, porositi 3 vrarës me pagesë për 20-vjeçarin
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 16:30 në Bulqizë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Mirdash Osmani, mbi të cilin ka qëlluar Blerim Skara, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja.
Në vitin 2015, Osmani u arrestua pasi dyshohet se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin dyshohej se kishte pasur konflikte.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme.
“Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal.
Dyshohet se më datë 10 nëntor 2014, ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit F. A., 20 vjeç, vrasësit me pagesë B. L., e L. XH., dhe V. C., të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë, Bulqizë”, njoftonte policia më 2015./panorama
KOHA JONË SONDAZH

