E plagosura nga djegia e autobusit në Krujë: Shoferi na mori në qafë
Një prej të të plagosurave sot si pasojë e djegies së autobusit rrëfen ngjarjen për Report TV.
E shtruar në QSUT shprehet se flaka nisi nga motorri i autobusit dhe se ishte shoferi “ai që na mori në qafë shprehet Luciana Mita .
Fotografia është psotuar në rrjetin social Facebook nga Ilir Kadia i cili është shok me të lënduarën.
Luciana ka marrë plagë në trup por që fatmirësisht nuk janë të një shkalle të lartë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në këtë spital ndodhen 11 të lënduar 9 nga të cilët me djegie të rënda ndërsa 2 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Një grua humbi jetën në autobus, një ndërroi jetë rrugës për në QSUT.
KOHA JONË SONDAZH

