Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:59 Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në disa qytete, me qëllim identifikimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS

Aktualitet
E diel, 26 Shtator 2021 12:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar sot 6 biseda telefonike të përgjuara, në qendër të të cilave është Astrit Avdylaj, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’. Avdylaj bisedon në telefon me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të cilëve iu bën presion për votat apo për favore të tjera.  Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre, madje në një moment Avdylaj e pyet Dakon se si ia kishte kaluar në takimin që kishte pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën,” shkruan Bild.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përgjimin e mëposhtëm, Avdylaj telefonon drejtorin e ujësjellësit, Ivo Doçin për tu siguruar se ka mbledhur vota për Dakon. “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri. Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga gazeta prestigjioze “Bild” tregohet se si Astrit Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret diskutohet për kandidatin Ilir Ndraxhi. Ai telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listë emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

Mund t'ju interesojë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Tani
U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Para 24 minutash
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Para 34 minutash

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

Në një tjetër përgjim zhvillohet një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe kryetari të PS, Shijak Elton Arbana. Kreu i bandës së Shijakut i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit. Nga ana tjetër, kryetari i PS shprehet se do ta marrë për të anuluar gjobën. Elton Arbana është njëherësh edhe kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një tjetër video, gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar përgjimin mes vëllait të Ilir Ndraxhit, deputeti i partisë socialiste për Shijakun, Arjan Ndraxhi dhe Astrit Avdylaj. Në video përgjim, Avdylaj i thotë vëllait të deputetit të PS se do të sigurojë një fitore 10-0 në zgjedhje, sa edhe vetë Rama do habitet.

Kreu i bandës së Shijakut është përgjuar edhe në biseda me figarë të tjera të PS, por edhe qytetarë të tjerë. Në një nga video shfaqet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkupton ti jap edhe paratë.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Gazetari i Bild Petër Tiede, e shoqëroi publikimin e përgjimeve me një shkrim, ku ndër të tjera shkruan se prej tyre kuptohet qartë që në Shqipëri zgjedhjet kontrollohen nga mafia. Ai shkruan se Rama nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë, përgjimet e bëra nga hetuesit e tij.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë
Tani

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike
Para 9 minutash

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Para 11 minutash

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 24 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.