E premte, termometri shënon deri në 41 gradë celsius

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites. Era pritet fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 19 deri 39°C

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonat e ulëta 17 deri 41°C

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonat bregdetare 20 deri 39°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?