E premtja e parë e shtatorit kthen debatet politike, PD dhe PS e nisin me komunizmin
Një verë aspak e qetë politkisht, madje edhe më e ”flaktë” se muajt e tjerë, por kjo e premte e parë e shtatorit kthen debatet politike në këtë fillim sesioni të ri parlamentar.
Në orën 11:00 të paradites, në kryesinë e Kuvendit do të mblidhet konferenca e kryetarëve që do të përcaktojë axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Pika e parë e takimit të debateve nxehta mes mazhorancës dhe opozitës do të jenë qëndrimet për ish sigurimsat në administratë dhe dekomunsitizimin e shoqërisë.
Partia Socialiste pas konstatimit të fundit nga Autoriteti i Dosjeve që një politikan i lartë është i përfshirë në dosjet e ish-sigurimit, kërkon ndryshime ligjore për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një çertifitkatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.
Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të askesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit duke shtuar edhe dënimin me ligj shfaqjen e simboleve të komunizimit në aktivitete të ndryshme.