E reja humbi jetën nga Covid-i, Universiteti i Tiranës mesazh prekës: U prenë në mes të gjitha ëndrrat e saj!

Universiteti i Tiranës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji, e cila humbi betejën me virusin Covid-19, pasi qëndroi një muaj e shtruar në spitalin Infektiv.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe, ndërsa shkruan se Covid-i i preu në mes të gjitha ëndrrat e të resë.

Mesazhi i ndjerë i UT:

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.
Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.
Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.
Rektori i Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Artan Hoxha

 

SHKARKO APP