E rëndë në Gjirokastër! 15-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

Një sherr mes dy adoleshentësh ka ndodhur mengjesin e sotëm në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori”. Mësohet se një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, agresori është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

SHKARKO APP