E rëndë në Greqi, shqiptari i jep fund jetës në mënyrë tragjike

Një shqiptar që jetonte prej 25 vitesh në Greqi, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Bëhet fjalë për një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili është gjetur i varur në shtëpinë e tij sot në mëngjes nga fqinjët.

Ai punonte si shofer në një kompani private në qytetin historik të Megara-s, duke dërguar fëmijët në shkollë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas miqve dhe të njohurve, viktima kishte disa vite që ishte pa punë dhe kishte shumë borxhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para se të ndërmerrte aktin ekstrem, ai la një letër ku përcaktonte arsyet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?