E rëndë në Librazhd, i riu hidhet nga kati i 5 i një pallati, terrorizohen banorët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja. I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?