E rëndë në Lushnjë, 52-vjeçari pret damarët, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e Lushnjës, ku një 52-vjeçar ka shkuar me urgjencë për trajtim dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. B., banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se 52-vjeçari kishte shkuar me shenja jete në spital, ndërsa kishte ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP