E rëndë në Orikum, 51-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në banesë
Aktualitet E Mërkurë, 14 Korrik 2021 05:50
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Orikum të Vlorës. Mësohet se një 51-vjeçar është vetëvarur me litar.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se shtetasi me inicialet A.M., është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij në një nga ambientet e banesës.
Nga verifikimi paraprak 51-vjeçari nuk ka pasur dëmtime të tjera ose shenja dhune në trup.
Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

