E rëndë në Peqin, 15-vjeçari plagos veten me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një adoleshent.
Glentis Bici, 15 vjeç sipas raportimeve të para, është vetëplagosur me pistoletë. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka gjetur në dhomën e gjumit armën e zjarrit tip pistoletë.
Dy kushërinjte e te plagosurit, përkatësisht 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, e kanë dërguar në spitalin e Peqinit.
Informacion paraprak
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

