E rëndë në Tiranë, vdes një person. U hodh nga kati i katërt i pallatit
Aktualitet E Enjte, 13 Janar 2022 14:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Xh., ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Eduard Mano”.
Forcat blu bëjnë me dije se 53-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.