E rëndë në Vaun e Dejës, 50-vjeçari tenton të vrasë me sëpatë gruan dhe fëmijët

Uniformat blu, kanë arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar në Vau e Dejës, pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse.

Policia ka sekuestruar 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi P. L., 50- vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP