E rëndë në Velipojë, plagoset një i ri. Policia jep detajet
Plagoset një shtetas ne plazhin e Velipojës, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet, por mësohet se pas një konflikti me një tjeter person, ai është qëlluar me thikë.
Policia niset drejt vendit te ngjarjes, ndërsa i riu është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës.
Njoftimi i Policisë:
“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia.
KOHA JONË SONDAZH

