E rëndë në Vlorë/ 18-vjeçarja humb ndjenjat në klasë, shkon pa jetë në spital
Aktualitet E Shtunë, 7 Gusht 2021 03:44
Një 18-vjeçare që humbi ndjenjat në klasë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Vlorë.
Viktima është Gerta Kasa, e cila vuante nga epilepsia.
18-vjeçarja ishte nxënëse në shkollën e mesme “Jani Minga” në Vlorë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të vdekjes së vajzës së re.
KOHA JONË SONDAZH

