E rëndë në Vlorë, 43-vjeçarja plagos me thikë babain e saj të moshuar

Një 43-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me thikë babain e saj të moshuar.

Policia bën me dije se gruaja, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj 74-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?