E rëndë në Vlorë! Vëllai godet vëllanë me mjete të rënda

Një konflikt midis dy vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve bujqësore, duke lënë njërin prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërkovë të Vlorës, ku pas një konflikti, shtetasi me iniciale A.T., 55 vjeç, ka goditur vëllain e tij 60-vjeçar.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?