E rëndë, shqiptari rrëzohet nga skela në Itali dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali. Mediat italiane shkruajnë se një 50-vjeçar në Udine, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka rënë nga skela.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë. Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.
Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela. Gjithashtu nuk jepet identiteti i të ndjerit. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.