E rrallë/ Shqiptari “gjen” këmbën e tij në paketën e cigareve në Francë
Një 60-vjeçar shqiptar në Francën lindore thotë se ishte habitur kur pa se një foto e këmbës së tij të prerë ishte përdorur në paketat e cigareve pa pëlqimin e tij.
Fotoja në paketat e cigareve të BE-së ishte vendosur së bashku me mesazhin “pirja e duhanit bllokon arteriet”.
Shqiptari tregon se humbi këmbën si pasojë e një sulmi në vitin 1997 në Shqipëri.
Avokati i tij po kontakton me Komisionin Evropian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Djali i tij e zbuloi foton, ku dalloi plagët e djegiet e të atit, kur bleu një paketë cigaresh vitin e kaluar në Luksemburg, njoftoi media franceze.
Ai beson se fotoja është bërë në një spital, ku kishte qenë për t’u interesuar nëse mund të vendoste një këmbë proteze.
“Është e pabesueshme që një person e sheh veten pa dijeninë e tij në paketat e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha avokati i 60-vjeçarit, thotë Antoine Fittante, avokati i 60-vjeçarit.
Burimi: BBC
Përshtati: Lindita Kokoli
KOHA JONË SONDAZH

