E rrallë/Shqiptarët protestojnë kundër qeverisë në teatër (VIDEO)

Shfaqja  “Ata hyjnë pa trokitur”, një projekt i OSBE e cila synon të mbështesë dialogun kombëtar për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, ka sjellë reagime në Elbasan.

Menjëherë pas shfaqjes, disa qytetarë shpërthyen në thirrje kundër qeverisë, thirrje të cilat i gjetën të papërgatitur aktorët në skenë.

Me thirrjet “kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë” qytetarët shprehën indinjatën e tyre, raporton Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fill pas reagimit të disa prej spektatorëve ka reaguar ashpër aktori Alfred Trebicka i cili interpretoi në këtë shfaqje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga skena ai i tha qytetarëve: “Keni të drejtë , por nuk është ky vendi për të kërkuar llogari, pse po e prishni këtë shfaqe. Ne nuk jemi përfaqësues të politikës, shkoni kërkojini llogari Taulant Ballës”.

Një nga qytetarët në sallë ka thirrur:

“Kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë, po na heqin nga puna si lecka, po na bëjnë si Shukriu”.

Ambasadori i OSBE Florian Rauning  i pranishëm në këtë shfaqje tha se i gjithë projekti është për të nxitur dialogun dhe kjo ndikoi edhe në reagimin qytetar.

Vepra e paraqitur në teatrin ‘Skampa’ me autor dhe regjisor Armand Borën është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri.

Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe pritet të udhëtojë në disa qytete.a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?