E rrethuar me shiritë dhe nga policia, kjo është shtëpia e Klodian Çalamanit ku u vra 8-vjeçari
Kjo është shtëpia e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari monstër që vrau dhe groposi një fëmijë 8 vjeç.
Forca të shumta policie kanë rrethuar shtëpinë e autorit që i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Çalameni, i cili e pranoi vrasjen.
Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.
Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.