E rrite dhe e “vrave”? Berisha: Jam i keqardhur për marrëdhëniet me Bashën

Sali Berisha thotë se është i keqardhur për marrëdhëniet e tij me ish-kryetarin Lulzim Basha.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se është e pamundur të shohësh se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme, duke iu referuar përjashtimit të tij nga partia më 9 shtator.

Pyetje: A ke reagim për atë që thonë; e rrite dhe e vrave Lulin, por përjetësove Ramsin?

Berisha: Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Kështu vepron politikani. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.

SHKARKO APP