E shkuara mbetet pas, deputeti i PS takon përzemërsisht Berishën (Fotolajm)
Kryetari i PD-së Sali Berisha të enjten para se të hynte në sallën e Parlamentit, u takua me deputetin socialist Paulin Sterkaj, dhe duket se akuzat e vjetra janë lënë mënjanë.
Kujtojmë se shtatë vite më parë, pikërisht në vitin 2015, Berisha do të akuzonte në Parlament Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së në Malësi të Madhe.
“Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur 5 herë me qytë pistolete në kokë kryetarin e PD Malsi e Madhe, Pjerin Spatharin”.