“E shoh si kukull”, Rama tregon pse mban “Putinin” në tryezën e punës
Kryeministri Edi Rama e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin si një kukull. Kështu tha në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7. “Pse e mbani Putin në tryezë?”, e pyeti gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus. “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, u përgjigj Rama.