E shtruar në spitalin Covid 3, e moshuara: Po të rrija në shtëpi nuk do të ekzistoja
”Në qoftë se do të isha në shtëpi nuk do të ekzistoja. Falë tyre, o Zot, nuk e mendoja kurrë këtë shërbim”. Këto janë fjalët e nënë Mukadezes, e cila po e fiton luftën me Covid-19 dhe shpreh mirënjohje të thellë për mjekët dhe infermierët në spitalin Covid 3.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi këtë video me rrëfimin e nënë Mukadezes, e cila është e shtruar në spital, pas prekjes nga Covid-19.
”Në këtë spital Covid 3, një shërbim i jashtëzakonshëm, jam surprizuar se ndryshe flasin njerëzit jashtë, ndryshe flasin brenda po se provove. Para meje kisha gocën të shtruar, ajo u shërua dhe shkoi në shtëpi”,- tha Mukadezi.