E shtunë tragjike, 4 turistë rusë vdesin në sauna në Qerret dhe një hidhet nga dritarja në Astir
Kjo e shtunë ka nisur në mënyrë tragjike në Shqipëri, deri në ora 09.26 kemi pesë të vdekur dhe një të plagosur.
Njoftohet nga policia se katër turistë rus janë gjendur të vdekur në një hotel me disa yje në Qerret, një orë pasi kishin mbërritur në Shqipëri.
Turistët rusë që humbën jetën në hotel:
Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkov, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Dy te parët janë burrë dhe grua, kurse dy të rinjtë janë vajza dhe dhendërri i çifitit Burenkova.
Ngjarja ka ndodhur afro mesnatës thuhet nga burimet policore. Eshtë njoftuar ambasada ruse në Tiranë për këtë ngjarje tragjike me 4 turistë rus në Qerret.
Si të mos mjaftonin 4 veta të ikur nga kjo jetë një ngjarje tragjike ka ndodhur në Astir. Një zjarr që ka rënë, siç dyshohet në mënyrë të qëllimshme nga djali me probleme mendore, ka sjellë hedhjen nga kati tretë për të shpëtuar dhe ku ndërroi jetë Hava Osmenaj, 62 vjeçe. Ndërkohë djali i saj 36 vjeçar Klodjan Osmenaj ndodhet në spital, pasi edhe ai u hodh për ti shpëtuar zjarrit në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

