E strehuar në palestër, gruaja në muajin e 9 të shtatzanisë pyet: Ku do çoj bebin une?
Një grua në muajin e nëntë të shtatzanisë së bashku me tre vajzat e vogla që pas tërmetit që i shembi banesën është zhvendosur në palestren e shkollës së mesme “Hydajet Lezha”.
Gruaja dispunon dhe një urdher mbrojtje, pasi dhunohej nga bashkëshorti.
Erestina kërkon një banesë për tu vendosur ajo dhe vajzat e saj të vogla.
Erestina: “ Dua strehim por nuk na japin. Une jam brenda dites te lind ku ta coj bebin e vogel”
Në këtë palester janë vendosur prej 2 javesh 13 familje rome dhe egjiptiane. Vendstrehimi për ta është kthyer në një mision të vështire, pasi askush nuk ju jep banesa me qera
Në lidhje me këtë problematike Bashkia Lezhë bën me dije se po kërkon banesa me qera për këto fëmilje, për ti larguar sa më parë nga palestra ku janë vendosur përkohësisht.