E tremb dot SPAK-u krimin zgjedhor? Bylykbashi: Kanë në dorë të bëjnë shumëçka

SPAK ka ndërtuar një strategji dhe ka ngritur një Task Forcë për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD-së, thotë se në mënyrë të çuditshme, ne kemi dy lloj prokurorisë në Kushtetutë, por me detyra shumë të mira të përcaktuara, megjithatë sipas tij, nuk është bërë asgjë, të paktën deri tani.

“Edhe pas 25 vitesh, ne vazhdojmë dhe bëjmë reforma zgjedhore. Ndërkohë që bëjmë reforma zgjedhore, shtojmë nene, e mbushim me ligje, por nuk ndryshon gjë. Ka pasur një periudhë ku pati një përmirësim të zgjedhjeve, 2003-2013 ku pati dy rrotacione politike, që janë tregues i një tregues i mirë, ndërsa kemi një situatë dramatike në këto 12 vitet e fundit. Këtë e thonë edhe ndërkombëtarët.

Pse ndodh kështu? E para pse duhet të na thonë të huajt? Këtu nuk ndryshon gjë. Në mënyrë të çuditshme, ne kemi dy lloj prokurorisë në Kushtetutë, por me detyra shumë të mira të përcaktuara. Ata kanë në dorë të bëjnë shumëçka, por deri tani nuk kanë bërë gjë. Kur bëjnë, është shumë pak dhe shumë vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk prodhon efektin. Nëse ne sot kemi kulturën e pandëshkueshmërisë në zgjedhje, ka prodhuar shtetin elektoral. Shteti është jo thjesht i politizuar, ata janë mekanizmi elektoral për të grabitur zgjedhjet. Nëse ka ndodhur kjo, ka ndodhur për diçka: këto organe të rëndësishme ligjzbatuese nuk kanë bërë gjë”, tha Bylykbashi në A2 CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?