E vërteta e deklaratës “Shpellarë”, për kë e kishte fjalën Veliaj
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po akuzohet prej dy ditësh nga opozitës për diskriminim dhe racizëm ndaj banorëve të Unazës së Re. Konkretisht ata i referohen shprehjes “Shpellarë” duke pretenduar se Veliaj me këtë term denigures ju drejtua protestuesve që kërkojnë dëmshpërblime për banesat që preken nga projekti i Unazës së Re.
Në fakt, dje gjatë konferencës së tij për mediat, Veliaj nuk iu drejtua për asnjë moment banorëve protestues si ‘shpellarë’, por Partisë Demokratike që përdor taktika të tilla të djegies dhe shkatërrimit.
Ja teksti i plotë i deklaratës së Veliajt: “Si t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut, kishte ardhur gjithë Europa të shikonte zhvillime në Tiranë, që çfarë? Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godinat? Që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Si t’i them dikujt që vjen nga Lioni, si t’i them dikujt që vjen nga Barcelona, që kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot dhe që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”, deklaroi Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

