E vetmja grua drejtuese në degët e PD, flet Mirlinda Çollaku
Partia Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjeve të krerëve lokalë të degëve të saj në të gjithë vendin. Mes drejtuesve ra në sy edhe zgjedhja e një gruaje, konkretisht në degën numër 2 në Tiranë.
Është fjala për Mirlinda Çollakun, e cila u shpall fituese me 113 vota përballë kreut të Departamentit të ish-te Përndjekurve Politikë, Edison Çela, i cili grumbulloi vetëm 84 vota, duke u renditur si e vetmja grua e shpallur fituese në të gjitha degët e PD në rang vendi.
Në një intervistë për politiko.al Mirlinda Çollaku tregon më shumë mbi angazhimin e saj në politikë dhe ndan emocionet e të qenurit e vetmja grua drejtuese në degët e Partisë Demokratike.
Sipas saj, nuk është aspak e lehtë të qenurit një grua në politikë, për shkak se lidhet edhe me një nivel të caktuar të emancipimit të shoqërisë. Megjithatë, ajo e shikon më shumë si një leksion të fortë qytetarie.
Çollaku shton se sfida e vetme e Partisë Demokratike është lufta me mafien e krimin e organizuar dhe për këtë fton të gjithë demokratët, qytetarët dhe intelektualët në një front të madh kundër asaj që ajo e cilëson ‘modeli i së keqes’.
KOHA JONË SONDAZH

