E vranë në Itali, mbërrin pas gati 20 ditësh në Shqipëri kufoma e Anxhela Meçanit
Ka mbërritur më në fund në atdhe trupi i pajetë i 21-vjeçares Anxhela Meçani, e cila u masakrua barbarisht në Itali nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino, më 11 qershor. Pas vdekjes së saj, familjarët, të cilët ndodhen në gjendje të mjeruar ekonomike, bënë apel për ndihmë, që trupi i të resë të prehej në vendlindje.
I ati tha se ata nuk kishin as mundësitë e as kushtet ekonomike për të bërë sjelljen e trupit të Anxhelës në Fier, nga morgu i Italisë.
Anxhela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital.
Në lidhje me ngjarjen, në pranga është vënë një italian, i cili dyshohet të ketë qenë edhe klienti i fundit që 21-vjeçarja, e cila u tha se punonte si prostitutë, ka takuar.
KOHA JONË SONDAZH

