E vrau babain, e hodhi në pus dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë

Monstruoziteti nuk ka limite! Ngjarja e Shënavlashit ka shokuar mbarë opinion publik.

Një ditë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shënavlash, ku djali 33-vjeçar Esmerald Balla vrau babain e tij dhe e hodhi në pus, u bë me dije se autori i vrasjes ka fshirë të gjitha provat e ngjarjes duke tentuar të mos lërë asnjë gjurmë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se i riu së bashku me shokun e tij Edison Brahaj, kanë transportuar me makinën e tij trupin e Enver Ballës, dhe e ka hedhur në pus.

Vrasja ka ndodhur rreth 1 km nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i 62-vjeçarit. Esmerald Balla, pasi ka transportuar trupin e pajetë, ka pastruar dhe larë makinën për të fshirë çdo gjurmë.

Madje, jo vetëm kaq, por autori ka fshirë edhe pamjet nga kamerat që monitoronin banesën. U bë e ditur se pamjet janë fshirë nga data 13 gusht dhe kjo është vërtetuar pasi policia ka sekuestruar DVR, ku nuk kishte pamje që nga kjo datë, kur ka ndodhur krimi.

Po ashtu Esmerald Balla pas krimit ka mbyllur edhe rrjetet sociale. Para organeve hetimore, 30-vjeçari ka deklaruar se armën e kishte babai. Më parë Enver Balla është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste arma.

Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij. Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në një banesë me babanë e tij dhe bashkëjetuesen e babait (njerkën), pasi nëna i ka vdekur 5 vite më parë.

SHKARKO APP