E zë gjumi duke pjekur byrekun, merr zjarr një apartament në Pogradec

Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen 2 të Pogradecit, në bllokun Rinia. Flakët kanë rënë fillimisht në kuzhinën e banesës, pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar ndezur sobën.

Sipas informacioneve, gruaja ka qenë duke gatuar dhe dyshohet ta ketë zënë gjumi. Byreku që ka qenë duke u pjekur ka shkaktuar flakët më pas.

Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?