E zë korenti në dush, humb jetën 25-vjeçari në Pogradec
POGRADEC– Një i ri ka humbur jetën në Pogradec pasi e ka zënë korenti teksa ishte duke bërë dush. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se 25-vjecari Fatjon Lepa ishte duke bërë dush, ndërsa është gjetur nga të afërmit e tij pa jetë brenda ambientit te tualetit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së të riut ka qenë një masë elektrike, pasi priza e dushit nuk është hequr gjatë kohës që 25-vjecari po laheshe. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

