E zë korrenti, ndërron jetë punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Viktima është P.H 56 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlorë

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?