E zë korrenti në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme në Larisa të Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Mediat greke shkruajnë se fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos, ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?