E zuri depozita e ujit në kamionin e një firme mermeri, vd*s punonjësi turk! Arrestohet shoferi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjerbs të Skraparit në vendin e quajtur Qaf Dëvri pranë firmës Greke të nxjerrjes së mermerit.
Kamioni i cili përdorej për të mbajtur depozitën e ujit është batuar dhe si pasojë kjo e fundit ka rrëshqitur duke zënë poshtë punëtorin e firmës mermerit.
Si pasojë e rrëshqitjes depozitës së ujit aksidentalisht është vrarë shtetasi 60 vjeçar turk Osman Akçay. Për ngjarjen e rëndë policia njofton se ka arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë. Skrapar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

